Gjermani, eksploziv pranë tregut të Krishtlindjeve në Potsdam

250
Një pako e dyshimtë e gjetur pranë tregut të Krishtlindjeve në Potsdam, 40 kilometra larg Berlinit ka alarmuar policinë gjermane. Ajo ka bërë të ditur me anë të njoftimi në Twitter se në zonën e Potsdamit është gjetur një pajisjeje shpërthyese shumë pranë tregut të Krishtlindjeve.
C_2_fotogallery_3084409_0_image
Pajisja ishte dërguar në një farmaci në Potsdam, në jugperëndim të Berlinit, duke shkaktuar evakuimin e të gjithë tregut aty pranë.Policia kreu edhe shpërthimin e kontrolluar të pajisjes, që sipas gazetave gjermane kishte disa tela që dilnin prej saj.
Kujtojmë që një vit më pare, më 19 dhjetor 12 persona mbetën të vdekur dhe mbi 50 të plagosur, kur një kamion vrasës hyri në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.