Berat/ Reshje intensive në të gjithë qarkun, përmbytje dhe dalje të lumit nga shtrati

1930
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjith Qarkun e Beratit kanë rënë reshje intensive dhe për pasojë ka pasur përmbytje dhe dalje të lumit në disa zona ku dhe janë rrezikuar banor të këtyre zonave.
1- Bashkia Ura Vajgurore në fshatin Moravë, vendi i quajtur Dafina ka dal nga shtrati lumi Osum dhe për pasoj ka përmbytur mbi 9 familje. Bashkia ka evakuar deri në këto moment 20 persona dhe ende është në process evakuimi të personave të familjeve që u rrezikohet jeta nga përmbytjet. Përsonat në fjal janë strehuar në shkolla dhe janë marë masa që të mos u mungoj ngrohja, ushqimet, veshmbathjet dhe mbulesa.
2- Bashkia Berat në zonën periferike të lagjes “30 vjetori”, ka dal nga shtrati lumi Osum dhe për pasoj ka përmbytur mbi 15 familje Rome dhe për këtë problem u ka ardhur në ndimë Bashkia duke evakuar 40 persona duke I strehuar në konvikt dhe në ambjete e brendëshme të stadiumit Tomorri, po nga bashkia Berat janë marë masa që të mos u mbungoj personave në fjalë , Ushqimi, grohja, veshmbathja e mbulesa.
3- Bashkia Poliçan ka evakuar 1 familje në Tërpan pasi banesa e saj ka përsuar dëmtime të renda nga rëshqitja e dherave .
4- Bashkia Skrapar ka pasur shumë dëme nga lumi Guak, nga vërshimet e rrëmbyeshme të tij është dëmtuar krejtësisht muri prek më shumë se 45 ml dhe rresikohet një biznesi Verori , më problematic është burimi i Guakut që furnizon me ujë të pijshëm të gjith qytetin si dhe dëme të mëdha ka sjell edhe lumi i Tomorricës pasi ka shkatërruar krejtësisht urën që lidhe 8 fshatrat si dhe po rrezikohet një tjetër urë në zonën e poshtme të Tomorricës . Edhe dëmtuar rëndë ujësiellsi i Rehovës. Një familje të evakuar pasi rresikohej nga lumi Guak.
5- Kesh Qarku Berat nga dëmet e shkatuara nga reshjet dhe reërat e forta kanë ngelur si fillim mbi 1500 abonent pa energje , ndërsa jnë riparuar disa difekte dhe aktualisht janë pa energji 6 fshatra.
6- Bashkia Kuçovë ka problem në rreth Tapi dhe në fshatin Tapi dhe në ish fermën Partizani.
Qarku i Beratit deri tani ka pak tokë të përmbytur ndërsa nga ora në orë niveli I Osumit është në gritje
Sokol Gorica


Sigal