Gjenden pa ndjenja në kamionin që i çonte drejt Gjermanisë, 3 refugjatë sirianë

460
Në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë gjatë natës së djeshme policia ka gjetur pa ndjenja tre sirianë, të cilët po udhëtonin me një kamion me destinacion final Gjermaninë.
Mediat kosovare kanë raportuar se 3 sirianët morën ndihmën e parë në Qendrën e Mjekësisë në Han të Elezit, ndërsa mjekët kanë pohuar se gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar.
Policia njofton se kamioni me të cilën kanë udhëtuar sirianët ishte me targa bullgare ndërsa sirianët ishin të moshave 53 vjeç, 23 dhe 21 vjeç.
Sipas mjekëve shkak i gjendje shëndetësore jo të mirë dyshohet se ka ardhur nga lodha ose dehidratimi për shkak të udhëtimit të gjatë. 
Sigal