Francë, arrestohet biznesmeni, pjesë e bandës shqiptarë të kontrabandistëve të klandestinëve

44
Një biznesmen në Calais të Francës është arrestuar pasi dyshohet se është pjesë e kontrabandistëve që dërgontin emigrantë në Britaninë e Madhe. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është drejtor i një supermarketi. Sipas burimeve policore, të cituara nga një gazetë lokale, ai dyshohet se siguronte strehimin e emigrantëve gjatë rrugës për në Britaninë e Madhe. Gazeta The Telegraph shkruan se biznesmeni u arrestua ditën e martë dhe është personi i shtatë i të arrestuarve si pjesë e një operacioni të madh mbi një bandë shqiptare që fshihte emigrantë në kamione dhe i transportonin përtej kufirit.

Ndërkohë autoritetet franceze kanë arrestuar 4 shqiptarë dhe dy gra franceze në dyshimin se kanë trafikuar shqiptarë dhe emigrantë të tjerë që kërkonin të kalonin nga Franca për në Britani. Ndërkohë ish-kryebashkiaku i Téteghem, Franck Dhersin tha se është e vështirë që të ndalohen makinat e tyre, pasi ata i dinë ligjet në Francë.
Ndërsa Mike Hookem, një eurodeputet britanik i cili ishte kërcënuar me një pistoletë nga një prej anëtarëve të bandës ditën e hënë akuzoi autoritet e zonës së Calais. “Nëse akuzat rreth një biznesmeni janë të provuara kjo do të thotë se francezët kanë një problem të madh”, u shpreh eurodeputeti. Po ashtu ai shtoi se Dhersin kishte kërkuar bashkëpunim mes qeverive britanike dhe franceze. Zëvendës kryetari i Calais tha se paratë mund të bëhen lehtë jo vetëm në Francë, por kudo ku ka mafie në botë. “Ky nuk është vetëm një problem i Calais” u shpreh Philippe Mignonet.