FOTO/ Zjarr në një pallat në Paris, 8 të vdekur e 30 të plagosur

431
Sigal

Shkon në tetë numri i të vdekurve si pasojë e një zjarri të rënë në një pallat tetë katësh në periferinë jugperëndimore të Parisit. Sipas mediave franceze mbi 30 të tjerë janë të plagosur në mesin e të cilëve edhe 3 zjarrfikës. Ngjarja ndodhi rreth orë 1:00 të mëngjesit të së martës.

Numri i viktimave mund të rritet, thonë zyrtarë të shërbimit zjarrfikës për agjencinë e lajmeve “AFP”, pasi operacionet e shpëtimit janë ende në vijim e sipër në katet e sipërme të godinës 8-katëshe.

Flakët u përhapën në dy kate të godinës së vjetër, të ndërtuar në vitet ’70, duke detyruar banorët të kalonin mbi çatitë më të afërta për t’iu shpëtuar atyre dhe tymit. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin, megjithatë, një femër është ndaluar nga policia si e dyshuar.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri