FOTO/ Frikë nga zjarret në Francë, evakuohen 10 mijë vetë

71
Franca në emergjencë nga zjarret. Mediat vendase raportojnë se gjatë natës janë evakuuar të paktën 10 mijë persona pas një zjarri masiv që ka përfshirë Jug-lindjen e vendit.
Të paktën 400 hektarë tokë janë shkrumbuar nga flakët në Bormes-les-Mimosas një zonë mjaft e frekuentuar gjatë stinës së verës.
Po ashtu vatrat e zjarrit janë aktive prej tre ditësh edhe në zona siç është Golfo në Saint Tropez.