Fondacioni Hanns-Seidel feston 20 vjetorin e aktivitetit të tij në Shqipëri

54

Ky fondacion është përpjekur që prej vitit 1992 të kontribuojë për transformimin shtetëror e politiko-shoqëror të vendit tonë            

Fondacioni Hanns-Seidel është një fondacion politik pranë Unionit Kristian Social (CSU) në Gjermani, i cili “në shërbim të demokracisë, paqes dhe zhvillimit” ofron edukim politik brenda dhe jashtë saj. Që prej 30 vjetësh Fondacioni Hanns-Seidel angazhohet në fushën e bashkëpunimit për zhvillim duke zbatuar sot rreth 90 projekte në rreth 60 vende të ndryshme të botës për një qeverisje të mirë, paqe, demokraci, shtet ligjor, ekonomi sociale tregu dhe zhvillim të qëndrueshëm. Në rajonin e Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore Fondacioni përfaqësohet në nëntë vende me zyra projekti, përkatësisht në Shqipëri, Bullgari, Çeki, Hungari, Kirgistan, Kroaci, Rumani, Serbi dhe Ukrainë. Prej këndej Fondacioni bashkëpunon me partnerët e projektit nga njëmbëdhjetë vende të tjera të rajonit si Azerbajxhan, Bosnje-Hercegovinë, Gjeorgji, Kosovë, Maqedoni, Moldavi, Mal i Zi, Sllovaki, Taxhikistan dhe Bjellorusi.

Fondacioni Hanns-Seidel në Shqipëri

Fondacioni Hanns-Seidel ushtron aktivitetin e tij në Shqipëri që prej vitit 1992 në bazë të “Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën ekonomike dhe administrative ndërmjet Fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, nënshkruar në Mynih, më 15.11.1992 dhe rinovuar e ratifikuar në Tiranë më 2007. Duke pasur prioritet mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian dhe kryesisht ndihmën për përshtatjen me standardet e BE-së. Aktiviteti i Fondacionit është përqendruar në sektorët e mëposhtëm:

-Politikë: Mbështetje për intensifikimin e bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë veçanërisht me Landin e Bavarisë në të gjitha fushat e politikës.

-Pushtet lokal: Mbështetje e pushtetit vendor në procesin e decentralizimit dhe të vetëqeverisjes vendore në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë me masa kualifikimi për përhapjen e kritereve dhe metodave të reja dhe të reformuara dhe vendosjen e konsolidimin e kapaciteteve administrative transparente dhe pranë qytetarëve në njësitë e pushtetit vendor dhe mbështetje e bashkëpunimit ndërkufitar me shoqatat homologe të vendeve fqinje.

-Drejtësi: Mbështetje e strukturave të shtetit ligjor, në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Shkollën e Magjistraturës me masa kualifikimi për juristë të të gjitha grupeve profesionale në të gjithë vendin dhe mbështetje e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në nivel të gjykatave kushtetuese.

-Siguri e brendshme-polici: Mbështetje e institucioneve për forcimin e sigurisë së brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nëpërmjet bashkëpunimit midis policisë së Shqipërisë dhe asaj të Bavarisë dhe masave kualifikuese për punonjës të policisë dhe mbështetje e bashkëpunimit policor ndërkufitar me vendet fqinje.

-Këshillim politik dhe edukim demokratik në bashkëpunim me OJF shqiptare me masa kualifikimi politik të lidershipit të ardhshëm. Kjo mundësohet përmes seminareve, konferencave, uorkshopeve, tryezave të rrumbullakëta, vizitave studimore, publikimeve dhe ofertave të tjera kualifikuese.

 Info

Sot, më datë 18.04.2013 në orën 19:00, në ambientet e Hotel Rogner, do të organizohet një pritje me rastin e 20 vjetorit të aktivitetit të Fondacionit Hanns-Seidel në Shqipëri. Fondacioni Hanns-Seidel (HSS) filloi aktivitetin e tij në Shqipëri në tetor të vitit 1992 dhe që atëherë HSS në bashkëpunim me partnerët e tij shqiptarë të sektorit shtetëror dhe joshtetëror, përmes seminareve, masave këshilluese dhe debateve publike është përpjekur në mënyrë të vazhdueshme të kontribuojë për transformimin shtetëror e politiko-shoqëror. Në këtë pritje të ftuar e të pranishëm Z. Kryeministër Prof. Dr. Sali Berisha; kryetari i Fondacionit Hanns-Seidel, Prof.Dr.h.c.mult. Hans Zehetmair, Drejtori i Institutit për Marrëdhëniet me Jashtë, z. Christian J. Hegemer, z.Carola Müller Holtkemper, Ambasadore e RFGJ në Tiranë.

 EINLADUNG

Im Oktober 1992 hat die Hanns Seidel Stiftung ihre Tätigkeit in Albanien im Rahmen eines vom Bundesministerium für ëirtschaftliche Zusammenarbeit und Entëicklung geförderten Projekts zur

Verëaltungsförderung und Institutionenbildung aufgenommen. Seither hat die Hanns Seidel Stiftung in Kooperation mit ihren albanischen Projektpartnern durch Seminare, Beratungsmaßnahmen und öffentliche Debatten in kontinuierlicher Weise versucht, einen Beitrag zur staatlichen und gesellschaftspolitischen Transformation und damit zur Stabilisierung  von Demokratie, Pluralismus und interregionaler Kooperation zu leisten. Im Rückblick auf die vergangenen beiden Jahrzehnte möchte die Hanns Seidel Stiftung zusammen mit ihren Partnern und Freunden in Albanien ihr 20-jähriges Projektjubiläum begehen. Hierzu laden wir herzlich ein als Gast zu unserem Empfang, der aus diesem Anlass am Donnerstag, den 18. April 2013, um 19 Uhr im Hotel Rogner in Tirana stattfinden wird.