Brexit, marrëveshja mbetet pezull në parlamentin britanik

463
Sigal

Në më pak se 100 ditë të daljes së Britanisë nga blloku, më 29 mars, marrëveshja e Brexit-it ka mbetur pezull me rritje të thirrjeve për dalje pa marrëveshje të re, që do të çonte në shkëputjen e bashkëpunimit ekonomik, apo në një referendum të dytë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Kryeministrja britanike i mbijetoi një vote mosbesimi nga partia e saj Tory, për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes së Mayt me Bashkimin Evropian.

May e ka pranuar se Parlamenti britanik është në bllokadë, pa mbështetje të qartë nga asnjëra palë.

“Brexit është në rrezik të ngecjes – dhe kjo është dicka që duhet të na brengos të gjithëve”, tha ministri i Pensioneve, Amber Rudd.

Aktualisht pakënaqësia kryesore e deputetëve në Britani ka të bëjë me kufirin irlandez, pasi ata kërkojnë që të bëhet e qartë se marrëveshja për ketë kufi nuk do të jetë e përjetshme dhe që Britania do të ketë mundësi për ta ndëprerë këtë pakt e vetme.

Liderët e Bashkimit Evropian kanë thënë se marrëveshja për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja “nuk është e hapur për rinegociim”, pavarësisht kërkesave të kryeministres britanike, Theresa May.