Fjalimi i fundit i Obamës, Republikanët: Nuk i mbajti premtimet

418
Në emër të republikanëve ka qenë Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e cila i është përgjigjur fjalimit të Presidentit Barak Obama drejtuar kombit.
E përfolur si alternativë e mundshme për nënpresidente nëse zgjedhjet i fitojnë republikanët, ajo përdori tone më të buta krahasuar më gjuhën e ashpër të kandiatëve të partisë së saj për president.
Duke folur nga Kolumbia, kryeqytet i Karolinës së Jugut, 43 vjeçarja, bijë e një çifti emigrantësh indianë u shpreh:
“Në kohë të vështira, ndjekja e zërave të zëmëruar mund të jetë tunduese. Ne duhet ti rezistojmë tundimit. Askush i cili nuk është i gatshëm të punojë shumë, të respektojë ligjet dhe të dojë traditat tona, nuk duhet të ndihet i mirëpritur në këtë vend”.
Emigracioni ka dominuar fushatën elektorale të kandiatëve republikanë që pretendojnë të zëvendësojnë Obamën pas zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Donald Trump ka ngjallur polemika me komentet e tij mbi emigrantët, duke hedhur idenë e ngritjes së një muri në kufirin me Meksikën dhe dëbimin e 11 milionë emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara.
Halley akuzoi Presidentin Obama se nuk ka mbajtur premtimet e bëra dhe kritikoi politikat fiskale dhe reformën shëndetësore, duke premtuar ndryshimin e tyre nëse repunliknaët vinë në pushtet.
Ndërsa ai hyn në vitin e tij të fundit në detyrë, shumë amerikanë ende e ndjejnë shtrëngimin e një ekonomie që është tepër e dobët për të rritur nivelet e të ardhurave.
“Ne ndjejmë një borxh kombëtar dërrmues, një plan kujdesi shëndetësor që i ka bërë sigurimet e shëndetit më pak të përballueshme, në shumë prej qyteteve tona ndodhin trazira kaotike”.
Ndërkohë kanditja demokrate Hilari Klinton deklaroi mbështetjen e saj për planin e Presidentit amerikan Barack Obama për kontroll më të rreptë të armëve.
Gjatë fjalimit të tij, presidenti Obama në mënyrë simbolike kishte lënë një karrige bosh aty ku ishte ulur zonja e parë Michelle Obama në nder të atyre që kanë vdekur nga dhuna e armëve.
Sigal