Familja shqiptare godet me grushte gazetarin italian

411
Një familje shqiptare në Itali është konfliktuar me gazetarin e “Striscia la Notizia”, Vittorio Brumontti, duke e goditur atë me grushte. Lajmi se ai ishte goditur pas një konflikti në një nga rrugët e Savonës bëri xhiron në mediat italiane. Më vonë u mësua se ai ishte përleshur me tre shqiptarë dhe se ishte po aq fajtor se ata për atë që ndodhi. Mësohet se Brumontti ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe se nga pas po e ndiqnin me një makinë babai dhe dy miq të tij. Shqiptarët, një burrë rreth të gjashtëdhjetave, djali dhe vajza e tij ishin në një makinë prapa tyre. Ata u kanë kërkuar që të shpejtojnë, pasi kishin bllokuar qarkullimin. Gazetari dhe miqtë e tij duket se u janë përgjigjur me nervozizëm, çka është bërë shakë për përleshjen.
Sigal