Eurpol: 30 mijë persona të përfshirë në trafikun e qenieve humane

42
Agjensia kundër krimit të organizuar në Europë, Europol, ka informuar sot të dhëna alarmuese mbi këtë fluks të organizuar të emigrantëve drejt Europës.
Për Agjensinë franceze AFP, kreu i saj Robert Crepinko ka deklaruar se një ushtri e vërtetë prej 30 mijë personash, të kombësive të ndryshme, me role e detyra të përcaktuara janë përfshirë në trafikun e qënieve njerëzore e të mbërritjes së emigrantëve në Europë. Ky grup i madh personash organizon lëvizjet e spostimet e valës së emigrantëve me një përfitim ekonomik prej miliarda eurosh.
Vetëm 3 mijë nga 30 mijë personat e dyshuar merren me administrimin e fluskit të emigrantëve përmes detit Mesdhe, pjesa tjetër mbulon rrugën përmes Ballkanit e Hungarisë, si dhe atë mes Azisë e Afrikës me pikëmbërritje finale në Europë.
Sipas Frontex, agjensisë europiane për kontrollin e kufijve, e zëdhënëses së saj të shtypit Izabelle Cooper, “trafiku i qënieve njerëzore, duke përfshirë dhe personat e destinuar për tregun e seksit në Europë, është më fitimprurësi i momentit për ogranizatat kriminale, duke kapërcyer tregtinë e kontrabandës së armëve e të drogës.”
Sipas Europol, informacionet e fundit mbi trafikun e qënieve njerëzore janë mjaft preokupuese e konfirmojnë se si trafikantët e qënieve njerëzore përdorin rrjetet sociale për t’i bërë reklamë punës së tyre kriminale,, duke joshur mijëra të dëshpëruara me tarifa mashtruese për të mbërritur në Europë. Drejtori i Europolo Crepiko citon shembullin e bandës së trafikantëve të zbuluar pak kohë më parë në Greqi e përbërë nga 16 anëtarë; dy rumen, dy pakistanez, shtatë siriaë, një iraken, një filipin e një siriaë, të cilët brënda një kohe mjaft të shkurtër me anë të trafikut ilegal të emigrantëve drejt Europës, kishin përfituar 7.5 milioë euro.
Europol ka konfirmuar se aktualisht në luftën e tyre kundër krimit në Europë, po bashkëpunojnë me një qëndër operative në Sicili me qëllim identifikimin e kapjen e trafikantëve të qënieve njerëzore drejt Europës.
Shumë shpejt një tjetër bazë e tyre do të hapet në Pire të Greqisë për të luftuar trafikun e fluksin e emigrantve nga Turqia.