EMRI/ “Skifteri” që trazoi gjermanët, gjykata merr vendimin për grabitësin serial

387
Sigal

Gentian Duraku është njëri nga 40 të pandehurve për grabitje, i ashtuquajtur ndryshe si skifteri. Ai është nën gjykim në Shqipëri, ndërsa shumë të tjerë janë nën gjykim në Gjermani për një seri grabitjesh që kapin shifrën e gati 500 mijë eurove.

Si pjesë e grupit të strukturua kriminal që kryeu 51 grabitje në Gjermani, Gentian Durakut, i është pranuar gjykim i shkurtuar. Duraku ishte i pranishëm në seancë. Nga hetimet grupi grabiste nga e hëna në të shtunë dhe të dielën e kishin pushim.

Në disa nga grabitjet rezulton se kanë bërë vetëm dëme dhe nuk kanë marrë asgjë. Dy skifterat pjesë e grupit Duraku, janë dënuar në Gjermani Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj.

Hetimet e autoriteteve shqiptare janë bazuar tek leterporosia gjermane.