E pabesueshme: Qeveria e Shqipërisë dënon taksën e Kosovës për mallrat serbe

643
Qeveria e Shqipërisë është deklaruar kundër biznesit vendës dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me vendosjen e taksës në masën 100 për qind ndaj mallrave serbe e atyre boshnjake.
Sigal

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100 për qind është vlerësuar si jo e shëndetshme për ekonominë e dy vendeve, nga ana e ministrit të Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët. Ndërsa për bizneset në Shqipëri masa e marrë nga Qeveria e Kosovës është e drejtë, por e vonuar në kohë, njëherësh edhe si mundësi dhe si një derë e hapur në rrugën drejt tregut të Kosovës.

Në mes të një debati proteksionist dhe me tipare nacionaliste, biznesi i Shqipërisë edhe mund të korrë përfitime nga ky vendim i Qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/qeveria-e-shqiperise-kunder-takses-100-ndaj-mallrave-serbe-598188/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright