E frikshme/ Peshkaqenët vrasin 12 njerëz në vit, ndërsa njerëzit 11,417 peshkaqenë në orë

140

Edhe pse peshkaqenët mbahen si një prej kafshëve më të rrezikshme në botë, statistikat tregojnë se në fakt njerëzit janë shumë më të rrezikshëm për ta, sesa ata për njerëzit.

Një kërkim i bërë nga ‘ National Geographic’ tregon se numri i viktameve të peshkaqenëve në vit është 12, e megjithatë 12 viktimat nuk janë sulmuar pa arsye nga ta, por sepse gjendeshin në territorin e peshkaqenëve.

Të rralla janë rastet kur një peshkaqen noton afër bregut dhe sulmon njerëzit që gjenden aty.

Nga ana tjetër, njerëzit në botë vrasin përafërsisht rreth 11,417 peshkaqenë, dhe jo në vit, as në muaj, por çdo orë!

Mishi i peshkaqenit, është një nga më të kërkuarit dhe më të shtrenjët, kjo bën që peshkaqeni të jetë një prej krijesave më të gjuajtur në mbarë botën.

Duke parë këto statistika të frikshme, ajo që na shkon në mendje është se në këtë mes, ne jemi krijesa më e rrezikshme, dhe ne jemi ata të cilët mund të marrin epitetin e mostrës.

Ironik është fakti, që njeriu e quan veten si krijesa më inteligjente e planetit tokë, por ndërkohe çdo sekondë që kalon, ai i bën dëme të pariparueshme planetit të tij.

Ekspertët thonë se nësë gjuajtja e peshkaqenëve vazhdon në këto ritme, shumë shpejt ata do të hynë në listën e të rrezikuarëve për t’u zhdukur.