Darka me 6 kryeministra nga Ballkani, Mogherini: Takimi, për t’u forcuar perspektiva për BE

511
Shefja e Diplomacisë europiane, Federica Mogherini në një konferencë për shtyp nga në Bruksel ka folur mbi darkën e punës me 6 kryeministrat e Ballkanit, mes të cilëve do jetë dhe Rama.
Mogherini pohoi ndër të tjera se fokusi i takimit me krerët e qeverisë është situata aktuale në Ballkan.

“Arsyeja kryesore për të cilën kam thirrur 6 kryeministrat dhe kryeministriat e emëruar nga Ballkani është për të folur mbi situatën aktuale në Ballkan dhe rrugën që kemi pëprpara, rritjen e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit dhe konsolidimin e fuqisë transformuese të Bashkimit Europian në Ballkan, me qëllim zhvillimin e shoqërive gjithëprfshirëse, qeverisjeve të mira dhe ekonomi vibrante”, pohoi diplomatja.
Sigal