Danimarka mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

402
Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, gjatë një vizite zyrtare që është duke zhvilluar në Danimarkë ka marr përkrahje nga ministri i jashtëm danez, Kristian Jensen, siç është thënë në njoftimin e ministrisë, për agjendën evropiane të Kosovës, duke e vënë theksin veçanërisht tek procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Çollaku e ka informuar Jensenin për punën dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës në kuadër të agjendës evropian, duke përmendur reformat që janë ndërmarrë në vend. Po ashtu ministri Çollaku e ka informuar kryediplomatin danez edhe me angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, që sipas tij është afër përmbylljes.

Sipas një njoftimi, gjatë këtij takimi ministri Çollaku, informoi kryediplomatin danez, për punën dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës në kuadër të agjendës evropiane, duke u fokusuar në reformat e shumta që janë ndërmarrë në vend, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit dhe natyrisht plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. “Ne kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe jemi plotësisht të gatshëm për të përmbyllur këtë proces. Tani jemi në pritje të raportit të fundit nga Komisioni Evropian dhe jam i sigurt se do të jetë pozitiv. Një gjë e tillë do të mundësoj ndërmarrjen e veprimeve tjera për t’iu mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin pa viza në vitin 2016 në shtetet e zonës Schengen” , ka thënë ministri Çollaku.

Në takim të dy ministrat diskutuan edhe për zhvillimet politike si dhe marrëdhëniet rajonale në Ballkanin Perëndimor. “Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që me fillimin e zbatimit të MSA-së, gradualisht të zhvendoset vëmendja nga asistenca bilaterale drejtë forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe sidomos në krijimin e kushteve që investitorët danez të investojnë në Kosovë me theks në fushën e energjisë së ripërtërishme dhe efiçencës”, thuhet më tej në njoftim.
Sigal