Britania mund të tërheq sanksionet kundër Iranit

449
Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, ka thënë se pret që sanksionet kundër Iranit do të mund të fillonin të tërhiqeshin në pranverë të vitit të ardhshëm. Më tutje, zoti Hammond i tha agjencisë Reuters, gjatë qëndrimit në Teheran me rastin e rihapjes së Ambasadës së Britanisë, se pret që deri në tetor të këtij viti, Shtetet e Bashkuara dhe Irani, do ta mbështesin marrëveshjen atomike, që është arrituir në korrik në Vjenë. Zyrtari i lartë britanik tha se presidenti iranian, Hassan Rohani, me të cilin ai ka biseduar, ka dërguar mesazhe të fuqishme për dëshirën e Iranit për dialog dhe për përmirësim të marrëdhënieve me Britaninë dhe perëndimin.
Sigal