Angli, Kryeministri Cameron u vendos taksë të pasurve!

611
Sigal

Pasaniku anglez që është ndërkohë edhe një shkrimtar shumë i shitur në vendin e tij dhe në botë, Mark Hadon, i ka bërë thirrje kryeministrit të djathtë anglez, Cameron të bëjë ligjin dhe t’i rrisë atij taksën konfront me punëtorët dhe nëpunësit. E shkruajnë këto ditë pothuaj të gjitha të përditshmet angleze, por dhe ato italiane. Thirrja për rritjen e taksës së tij, si një ndër më të pasurit e Anglisë, ende nuk ka gjetur përgjigje tek kryeministri i djathtë anglez, por është dhe kjo arsyeja që atje java ka filluar me komente dhe pyetje rreth kësaj kërkese te moralshme dhe vërtet antikrizë.  Mark Hodder është shkrimtar i njohur tashmë dhe libri i tij më i fundit, “Fakti i çuditshëm i qenit të vrarë në mesnatë” është bërë best- seller në botë. Dje, shkrimtari, në faqet e gazetës “Sunday Times”, ka deklaruar se të pasurit si ai (familje historikisht shumë e pasur), në kohën e krizës, por dhe për ligjësi ekonomike morale, duhet të paguajnë taksa më të larta.”Masat e kursimit, vendosur nga kjo qeveri, kanë bërë të varfërohen dhe vuajnë shumë anglez. Duhet të jesh pa sy, pa mend dhe krejtësisht pa moral të mos e shikosh dhe denoncosh. Mua nuk më ka ndodhur asgjë. Jeta ime e lartë tenoristike dhe portofoli nuk është prekur as minimalisht!” Fjalë e një intelektuali të shquar; fal dhe famës së librit të fundit,paratë në banka i janë rritur ndjeshëm. Bile edhe më tej sepse edhe versioni teatral i librit, “Rasti i çuditshëm i qenit…” -historia e një djaloshi me sindromën (sëmundjen) e Aspergerit, që një natë gjen një qenin e fqinjës, të shpuar nga një sfurk -po përgatitet në skenë pikërisht këto ditë në “National Theatre” të Londrës. Brad Pitt i ka blerë ndërkohë të drejtën për ta bërë librin film që do të prodhohet nga Vvarner Bross. Vërtet, nga best- seller, ne blockbuster, shkruan shtypi italian (La Repubblica,13 gusht, fq.35) .Dhe, atëherë, “të pasurve si unë, përse nuk u kërkohet të paguajnë më shumë?” pyet shkrimtari dhe zëmërohet me kryeministrin Cameron, që e lejon të paguajë në proporcion, më pak se një pastruese që i fshin shtëpinë!….”Nuk është vetëm çështje ekonomike, është dhe një problem moral i të pasurve, por më shumë i qeverisë”dhe ka konkluduar:” Nëse të gjithë do të paguajmë taksë, si duhet, nuk do kishim nevojë për masa kursimi!” Një shembull i mirë ky për t’u vlerësuar edhe në Shqipërinë tonë me të pasur, shumica të korruptuar  dhe të varfër të poshtëruar në shumicë nga qeverisjet e këqija!

Xhorxh Soros, 82 vjeç, dhëndër!…

Java ka nisur edhe me një befasi “gossip”-i. Të gjitha gazetat e së hënës njoftojnë martesën e njërit prej më të pasurve të botës: Xhorxh Soros, 82 vjeç, lindur në Hungari. Natyrisht i njohur edhe në Shqipëri edhe për mbështetje të demokracisë. Martesa e tretë e tij është bërë natyrshëm! Me një deklarim të pa hiperbolizuar, shkruan “La Repubblica” (13 gusht fq.27)” Do të martohesh me mua?” i ka thënë asaj që tashmë e quan grua, dyzetvjeçares Tamiko Bolton, një këshilltare ushqimesh në profesion që shet vitamina dhe proteina on-line dhe ka pasion të dukshëm për Yoga. Propozimin Soros e ka bërë në vilën e mrekullueshme mbi det, në Southampton (Islandë) duke nxjerrë nga xhepi një unazë Graff (diamant mbi platin dhe flori) Dhe ka marrë nga dyzetvjeçarja Tamiko vetëm dy fjalë “I do”.  Kaq ka mjaftuar të çmendet gossip! Xhorxh Soros është një ndër më të pasurit e botës. Në vendin e 22, sipas Forbes dhe njihet si sponsorizues i Solidarnosit dhe që në vitin 1992 bëri të rrëzohej sterlina. Soros është djali i një familje hebrenjsh hungarezë. Babai oficer marine në pension, nëna infermiere, mbesë amerikane, të cilët e lindën atë në vitin 1936. Pikërisht ata po atë vit lindje të djalit, ndryshuan edhe mbiemrin Schvvarts në Soros. Lajmi ka bërë xhiron e botës dhe java si me bursat financiare në krizë, është hapur edhe me martesën e 82- vjeçarit Xhorxh Soros. Është martesa e tretë, në të vërtet, e manjatit të financave botërore, ku me dy gratë e para ai ka pasur 5 fëmijë. Soros është nga ata njerëz që përfundojnë shpesh në “morsën” e shtypit dhe nga faktet që sjell e ushqen atë përherë. Më e fundit, pak më shumë se një vit më parë. Kur Adriana Ferreyr, star i telenovelës braziliane, dhe prej një kohe të gjatë “girlfriend”e miliarderit, e hedh në gjyq duke kërkuar 50 milionë dollarë, mbasi ishte “ngjitur” mbi As-in. Bile duke hedhur poshtë një “akord” ku avokatët e Soros i kishin dhënë ofertën e parë mizerable prej 250 mijë dollarë dhe që më pas u ngrit në 1.9 milionë dollarë. “Kishte premtuar të më blinte një shtëpi të bukur në Manhattan”, ka treguar me rebelim Adriana, që në fund të shkurtit të këtij viti (2012 ) ka hapur një padi të re, – mashtrim-ngacmim seksual-dhe shqetësime mentale – duke deklaruar se ka mes duarve telefonatat shumë komprometuese dhe disa prezervativë për ADN. “Tamiko është një grua serioze dhe e qeshur, më pëlqeu menjëherë”, ka deklaruar Soros dhe ka shtuar:”E di që do kalojmë një jetë të bukur, por do dëshiroja t’i lija një fëmijë Tamiko…”Tamiko e ka martesën e dytë, këtë dhe pse ende nuk ka ndonjë deklarim, buzëqeshja e saj në foto me Soros tregon diçka pëlqyese prej saj. Financieri-filantrop ka pesë fëmijë, tre prej të cilëve (Robert, Andrea dhe e vetmja vajzë, Jonathan) me gruan e parë Annaliese Vvitschak, një gjermane jetime kjo nga lufta e marrë përkohësisht në shtëpinë Soros, prej së cilës u divorcua më 1983-n. Me gruan e dytë, Susan Vveber, njëzetë vjet më e vogël, Soros ka dy fëmijë (Aleksander dhe Gregoros) duke u martuar me të në vitin 1983 dhe ndarë në vitin 2005. Nëse do hyjmë në historinë e pasurimit të tij do të shohim se ai është bërë i pasur njëzet vjet më parë, në vitin 1992 dhe rastësisht, ose më saktë gjatë ditës 16 shtator, fal koleracionit më të madh financiar spekulues të njohur gjer më sot: një ditë e quajtur si “e mërkura e zezë”, kur shet në të zbuluar, më shumë se 10 miliardë dollarë, në stërlina, duke përfituar nga ngurrimi i bankës angleze dhe duke rritur taksën e vet të interesit në nivel konfrontues me atë të vendeve të tjera (Sistemi monetar Europian)…Histori që bëri të dalë monedha angleze nga Sme, duke u zhvlerësuar sterlina. Soros, miliarderi hungarezo-amerikan, fitoi neto, sipas shtypit, 1.1 miliardë dollarë. Soros njihet edhe si filantrop i madh, filluar në vitet ’70. Në fillim ka ndihmuar me para studentët universitarë të”Citta del Capo”për të luftuar aparteidin. Më pas ka financuar me shuma të mëdha, kundërrymën komuniste në Lindje, e sidomos Solidarnosin e Les Valesës në Poloni (Përmes fondacionit “Soros Fondation” dhe “Open Society Institute”),”Carta 77″ “klubin Andrej Sacharov”,etj… Deri në vitin 2003 nuk është përfshirë në politikën amerikane. Në këtë vit vendos të përfshihet kundër ish- presidentit Bush duke shpallur në një intervistë, në Vvashington Post, se të këqijat që ka sjell Bushi në Amerikë (“politika e tij solli 11 shtatorin, luftën në Afganistan e atë në Irak dhe do sjell vrasje të tjera dhe të më shkatërrojë mua pasurinë”) fillon të bashkëpunojë me demokratët duke i financuar ata me 18 milionë dollarë. Por paratë e tij nuk mjaftuan për të fituar John Kerry. Në kompensim prej asaj kohe është bërë armiku i madh i republikanëve duke i kritikuar vazhdimisht ata. Martesa e tij e re, në këtë kohë krize, ka bërë të buzëqesh Obamën. Në të vërtetë, pavarësisht deklarimeve të këtyre dy ditëve të fillim javës,martesa e vërtet, ligjore, do të bëhet në vjeshtë, deklaron avokati i tij Vvikliam Zabeli. Pyetjeve të gazetarëve, për kontratën me gruan e re, ai i është përgjigjur se, “Soros do e lërë pasurinë e tij për bamirësi, gruas së re i ka garantuar dashuri djaloshare dhe një shumë kolosale”.