Assad po përgatit tjetër sulm me armë kimike

516
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se zotërojnë të dhëna për organizimin e një sulmi tjetër me armë kimike në Siri, arsye për të cilën i kanë dërguar një paralajmërim qeverisë siriane.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se aktivitetet që po kryhen për realizimin e këtij sulmi janë të ngjashme me ato të kryera përpara sulmit të muajit prill.

Disa dhjetëra persona humbën jetën në sulmin në fjalë, që nxiti presidentin amerikan Donald Trump të urdhëronte një sulm ajror kundër një baze ajrore siriane.
Sigal