Absurditeti prek kulmin/ Koreja e Veriut ndalon xhaketat e lëkurës, vetëm Kim Jong-un mund t’i veshë

227
Sigal

Koreja e Veriut ka nisur një fushatë ndaj njerëzve të veshur me pallto lëkure, thuhet – me autoritetet që pretendojnë se është mungesë respekti ndaj liderit Kim Jong-un.

Tani, raporton Daily Star, policia po synon të hetojë njerëzit që shesin veshje në modë.

Një banore e Pyongsong, një qytet në veri të kryeqytetit Pyongyang, i tha Radio Free Asia se palltot janë hequr masivisht këtë vit pasi femrat kryesore, duke përfshirë motrën e Kim Jong-un dhe pasardhësin e mundshëm Kim Yo-jong, i mbanin veshur.

Por ky vendim nuk ka të bëjë fare me luftën ndaj stilit të jetesës kapitaliste, siç ishte me ndalimin e xhinseve të ngushta dhe piercings dhe as nuk ka të bëjë me një kthesë të papritur në mbrojtje të kafshëve. Diktatori i Koresë së Veriut, duket se ka qenë i motivuar vetëm nga krenaria. Shumë kopje të palltos së tij, e cila është bërë një nga veshjet thelbësore, nuk mund të kopjohen nga askush.

Sipas Daily Mail palltoja e veshur për herë të parë nga Kim Jong-un në vitin 2019, u bë e njohur mes elitës së Koresë së Veriut, që mund të përballonte lëkurën e vërtetë.

Por kohët e fundit, duke pasur parasysh përhapjen e imitimeve të falsifikuara, ka ardhur një vendim drastik, mbyllja e dyqaneve që i shesin dhe largimi i tyre nga njerëzit që i zotërojnë. Gjithçka nga frika se ky “standardizim” pakëson pamjen e diktatorit dhe cenon autoritetin e tij.

Gjithçka filloi shtatorin e kaluar, kur tregtia jozyrtare midis Kinës dhe Koresë së Veriut u rihap pas bllokadës për shkak të një pandemie: tregtarët vendas filluan të blinin lëkurë sintetike për të bërë xhaketat dhe këto fillimisht u përhapën në klasat më të pasura, e më pas edhe në mesin e banorëve të zakonshme, si një modë e re. Kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer udhëheqësit të Koresë së Veriut.