Arrihet marrëveshja mes palëve në Maqedoni, zgjedhje të kushtëzuara më 24 prill

471
Zgjedhjet e kushtëzuara në Maqedoni do të mbahen më 24 prill. Mësohet se pas takimit të liderëve të katër partive kryesore në rezidencën e BE-së në Shkup është arritur një marrëveshje. Sipas kësaj marrëveshje të kompromisit kjo datë, do të jenë e kushtëzuar me procesin e zbatimit të plotë të të gjitha çështjeve të hapura të Marrëveshjes së Përzhinës.
Pra në rast se arrihet që në mënyrë të shpejt të realizohen të gjitha këto pika, atëherë zgjedhjet do të mbahen më 24 prill, në të kundërtën do të ketë shtyrje të tyre, shkruan ina. Ndër pikat e hapura janë hetimet nga Prokuroria Speciale, Komisioni hetimor për përgjimet, ligji për mediat, pastrimi i listave zgjedhore, etj.
Sigal