Arrestohet një australiane në Dubai pas një postimi në Facebook

430
Një grua australiane është arrestuar nga autoritetete e Abu Dabit pas thyerjes së rregullave ligjore të rrjeteve sociale të vendit.
Jodi Magi, 39 vjeç, po mbahet në burg në pritje që të bëhet dëbimi i saj.
Magi u dënua se “shkroi fjalë të këqija për një person” tha Gjykata e Abu Dabit.
Vepra e saj ishte postimi i fotos së një makine të parkuar në vendin e rezervuar për njerëzit me aftësi të kufizuar.Jodi-Magi-selfie_3374662b
Ajo shkaktoi zemërim tek autoritetet, edhe pse numri i targës së makinës ishte fshehur.
Duke qenë e dënuar, Magi u përpoq të largohej nga vendi vetëm duke paguar gjobën prej 1.727 paundësh. Por kjo ofertë u hodh poshtë nga autoritetet e Abu Dabit që insistonin që ajo të paraqitej në gjykatë.
Në këtë pikë, ajo u arrestua dhe u mor me furgonin e policisë. “Askush nuk më thotë se çfarë po ndodh,” tha ajo për televizionin Australian ABC, nga pjesa e prapme e furgonit të policisë.
“Jam e frikësuar, ata ishin gati të më mbyllnin në një paraburgim meshkujsh”.
Departamenti i Jashtëm i Shtetit në Australi tha se vizitorët që shkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të jenë të vetëdijshëm për ligjet e vendit.
Sigal