Ankaraja dhe Moska bien dakord për një armëpushim në të gjithë Sirinë

432
Sigal

Turqia dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje
armëpushimi që pritet të hyjë në fuqi në çdo moment në Siri.

“Ky plan synon të zgjerojë armëpushimin në Alepo në
të gjithë vendin, duke përjashtuar grupet terroriste”, thekson agjencia turke e
lajmeve Anadolli.

“Në rast suksesi, kjo marrëveshje do të jetë baza e
negociatave politike mes regjimit dhe opozitës që Moska dhe Ankaraja kërkojnë
të organizojnë në Astana, Kazakistan”, thuhet më tej.