Ambasada amerikane i refuzon vizën Ramush Haradinajt, flet zyrtari nga Garda nacionale e SHBA

172
Ramush Haradinajt i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arsye ende të panjohura. Lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht, pasi Europa e Lirë kontaktoi një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së.
Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr.
“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Ioëa-s.
Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.
Por, Halil Matoshi, nga kabineti i kryeministrit Haradinaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “çështja është ende në procedurë”. “Nuk e dimë, por nuk kemi konfirmim as po as jo”, u shpreh ai.
Mediat në Prishtinë kanë raportuar të dielën se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA.
“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj të dielën në Facebook.