400 refugjatë mendohet se janë mbytur në Detin Mesdhe

478
Më shumë se 400 refugjatë mendohet se janë mbytur në Detin Mesdhe, me përmbytjen e varkave të tyre gjatë rrugës për në Evropë, ka thënë një ambasador i Somalisë në Egjipt për BBC. Raportet thonë se refugjatët ishin duke ikur nga Somalia Etiopia dhe Eritrea për në Itali, në katër anije të pasigurta për udhëtim. Presidenti i Italisë Sergio Mattarella tha se Evropa duhet të reflektoj përballë “një tjetër tragjedie në Mesdhe, në të cilën, me sa duket, disa qindra njerëz kanë vdekur”. Rreth 6 mijë refugjatë kanë lundruar nga Libia ka konstatuar Organizata Ndërkombëtare për Migrim.
BE-ja është kritikuar nga organizata për “vrasje me neglizhencë”, pasi ajo ka ndërprerë misionet e shpëtimit në Mesdhe.
Sigal