40 terroristë të dënuar do të lirohen nga burgjet franceze

225

Prokurori francez kundër terrorizmit, Francois Molen tha sot se rreth 40 terroristë të dënuar do të lirohen nga burgjet franceze këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duke paralajmëruar se kthimi i tyre në shoqëri “është një rrezik i madh”.

Molen i tha televizionit francez “BFM”, se Franca ende është duke u përballur me një kërcënim të madh nga mbështetësit vendas të organizatës terroriste Shteti Islamik.

Ai po ashtu tha se rrezik paraqesin të liruarit nga burgjet që nuk janë penduar për veprimet për të cilat janë dënuar.