4 të vrarë si pajojë e goditjes gabimisht të bazës së ushtrisë siriane

423
Avionët luftarakë të koalicionit kundër terrorizmit që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara, kanë goditur gabimisht një bazë të ushtrisë siriane që ndodhej në Provincën De Ezzor, duke vrarë katër ushtarë dhe duke plagosur 13 të tjetë. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Damaskusit, të cilët e kanë konsideruar sulmin si një akt agresioni, duke thënë se kjo është një tjetër provë e dështimit të misionit të aleatëve në Lindjen e Mesme.
Ministri e Jashtme siriane i ka dërguar edhe një letër zyrtare Këshillit të Sigurisë në OKB, si dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate Bank Ki-moon, ku shprehet shqetësimi i përfaqësuesve të qeverisë së Asad mbi këtë incident tragjik.
Nga ana tjetër, një zëdhënës i koalicionit deklaroi se forcat aleate nuk kanë kryer asnjë sulm në afërsi të kësaj zone.
Baza ushtarake në Deir Ezzor ishte vetëm 2 kilometër larg një hapsire territoriale që kontrrollohej nga militantët e Shtetit Islamik. Koalicioni ndërkombëtar ka kryer bombardime mbi Siri që prej shtatorit të vitit 2014, por mes tyre dhe forcave vendase ka koordinimi operacional ushtarak është në nivele minimale.
Sigal