18 viktima nga moti i keq në SHBA, mijëra fluturime janë pezulluar

56
Një stuhi e madhe dëbore ka përshirë pjesën lindore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga kjo stuhi e madhe dëbore preken rreth 85 milionë banorë.
Autoritetet amerikane kanë deklaruar gjendjen e emergjencës në 11 shtete, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur mbi 100 cm.
Ndërkohë janë shkaktuar edhe 18 viktima, si pasojë e aksidenteve të trafikut, por që fajtor është moti i keq. Gjashtë viktima janë konfirmuar në Karolinën e Veriut, dy në Kentucky, dy në Tennessee, Virxhinia, Arkansas dhe tre në Nju Jork.
Po ashtu rreth 12 mijë fluturime janë bezulluar, janë bllokuar makina dhe stacione hekurudhore.
Në orët e fundit situata është përkeqësuar sidomos në Nju Jork, duke përfshirë edhe Filadelfian. Parashikimet thonë se situata është duke u përkeqësuar, ndërsa trashësia e dëborës në këto shtete mund të arrijë deri në 60 cm.
Autoritetet amerikane bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi deri në përmirësim të situatës.