Sigal

Mediat italiane raportojnë deri tani për 11 viktima dhe disa të plagosur pas shembjes së urës në Xhenova të Italisë e cila ka zënë poshtë disa makina.

Por siç raportojnë mediat italiane poshtë urës ka qendra tregtare dhe depo industriale dhe ndërtesa të tjera. Ura është pjesë e autostradës A10.

Pak më parë u raportua se janë nxjerr nga rrënojat të gjallë dy persona. Por nga nën rrënojat vinin zëra që kërkonin ndihmë.

Në lidhje me tragjendinë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini nëpërmjet në postimi në Twitter.

“Ne jemi duke ndjekur minutë pas minute situatën e rrëzimit të urës në Ponti të Genovës. I falenderojmë të gjithë, dhe 200 zjarëfikësit heronjë, tani jemi duke punuar për të shpëtuar sa sa më shumë njerëz”, shkruante ai.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e urës, ndërsa si shkaqe raportohen të jetë një problem në strukturë dhe stuhia e fortë.

Ura e Morandit ishte ndërtuar në vitet 60’. Së fundi po I nënshtrohej një rikonstruksioni.