100.000 forca sigurie gjatë pelegrinazhit në Mekë

458
Autoritetet sauditë kanë shtrënguar masat e sigurisë në vend përpara sezonit të përvitshëm të Haxhit, apo njohur ndryshe në të gjithë botën si pelegrinazhi në Mekë. Një personel prej 100 mijë forcash sigurie është shpërndarë në të gjithë vendin, për të patur nën kontroll situatës përgjatë pelegrinazhit të shenjtë në qytetin e Mekës. Anëtarë të njësisë kundër terrorizmit, policia dhe personeli i emergjencave për mbrojtjen e civilëve është shpërndarë në pika të ndryshme përqark qytetit.
Nuk do të mungojnë në terren për 48 orë edhe trupat ushtarake dhe garda kombëtare.
Arabia Saudite ka paralajmëruar pelegrinët muslimanë që pritet të mbërrijnë në Mekë në orët në vijim të shmangin çdo grupim politik përgjatë këtij rituali fetar, duke reflektuar shqetësimet e ngritura kohët e fundit për ndonjë sulm të mundshëm nga Shteti Islamik.
Veshur me rrobat karakteristike dhe duke folur gjuhë të ndryshme të qytetarëve që do të mblidhen aty nga kombe të ndryshme, qindra e mijëra pelegrinë kanë mbërritur në Mekë që prej 18 shtatorit, me muslimanët që edhe këtë vit pritet të shfaqin harmoninë fetare, në rajonet e këtij besimi fetar që prej vitesh janë përfshirë nga konfliktet dhe luftërat civile.
Turbulencat dhe konfliktet sektariane mes muslimanëve shiitë dhe atyre sune, që ka kapluar vendet arabe që nga viti 2011, është rritur gjithnjë e më shumë vit pas viti, teksa Jemeni dhe Libia janë bashkuar me Sirinë dhe Irakun në një luftë civile, e cila vështirë se do të ndalet.
Në Arabinë Sauditë, 3 bomba vetëvrasëse kanë shpërthyer në disa xhami nga simpatizantë të Shtetit Islamik përgjatë 2015-ës, duke rritur kështu frikën për një sulm të mundshëm edhe gjatë këtij pelegrinazhi të shenjtë.
Gjeneral major Mansour al-Turki, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite, tha se rendi dhe qetësia do të sigurohen me cdo kusht ndërsa vendi është nën mbikqyrje në cdo centimetër të tij.
“Mbretëria është nën targetin e organizatave dhe grupeve terroriste dhe vetëm këtë vit, viti 1463 sipas kalendarit muslima, kemi qënë nën targetin e disa sulmeve në më shumë se një pikë por në këtë moment që flasim jemi të sigurtë. Në fokus të këtyre kërcënimeve, ne kemi marrë masa të jashtëzakonshme siguria përqark Xhamisë së Shenjtë dhe kërcënimet që kemi marrë, i kemi trajtuar shumë seriozisht” tha ai.
“Nuk do të lejojmë asgjë të shkatërrojmë pelegrinazhin e shenjtë, kur bëhet fjala për siguri. Do ti ofrojmë pelegrinëve një performancë të lehtë” shtoi ai.
Mbi 7 mijë kamera vëzhguese janë vendosur reth e përqark xhamisë së madhe, aty ku do të kryhet riti i përvitshëm, përfshirë edhe rrugët kryesore që të cojnë drejt saj, përmes të cilave do të vëzhgohet edhe trafiku.
Ndërkohë autoritetet shtetërore kanë marrë të gjitha masat edhe për të siguruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Haxhi është një nga 5 shtyllat e Islamit. Përgjatë viteve të shkuara, rreth 3 milionë besimtarë muslimanë morrën pjesë në pelegrinazhin në qytetin e shenjtë. Madje vitin e shkuar, autoritetet forcuan edhe masat për të marrë një vizë për të udhëtuar drejt Mekës. Deri më tani, nga e shtuna në Mekë kanë mbërritur 1.2 milionë besimtarë ndërsa pritet të mbërrijnë edhe 2 milionë të tjerë.
Sigal