1 i vrarë dhe 14 të plagosur në një lokal nate

432
Sigal

Një person humbi jetën ndërsa të paktën 14 të tjerë mbetën të plagosur, pas të shtënave më armë në një lokal nate në Cincinnati të Ohios, SHBA.
Sipas zyrtarëve të policisë, shkak mësohet të jetë bërë një konflikt mes dy personave, ose një grupi gjatë orëve të mbrëmjes të së shtunës, e që u përshkallëzua gjatë natës në lokalin e natës.
Të shtënat me armë mësohet se nisën rreth orës 2:20, me orën lokale, në atë që policia e përshkruajti si një situatë kaotike.
Shumë prej të lënduarve u shoqëruan me ambulancë drejt spitalit, e të tjerë shkuan vetë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se kjo nuk është hera e parë që ky lokal përfshihet në një ngjarje ku përdoren ammët, pasi një ngjarje e ngjashme ndodhi natën e ndërrimit të viteve, në 2015 –ën.
Aktualisht nuk dihet ende se cili është autori i kësaj ngjarjeje dhe policia po punon për identifikimin e tij. 
Në këtë lokal nate ndodheshin me qindra persona, kryesisht të rinj në momentin që shpërthyen të shtënat me armë