Sigal

Arsimi i lartë ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë finlandeze dhe sistemin kombëtar të inovacionit. Arsimi i lartëe jep një kontribut vendimtar për një shoqëri me njohuri të klasit botëror. Arsimi i lartë finlandez përbëhet nga dymodele

  • Shkollat politeknike (të njohura edhe si Universitetet e Shkencave të Aplikuara) mirren me nxitjen e arsimittë lartë profesional dhe të aplikuar
  • Universitetet mirren me kërkime shkencore dhe të mësuarit artistik.Shkollat politeknike japin nivele Bachelor (nga 3,5 deri në 4 vjet duke kompletuar 210 – 270 kredi) dhe Master(nga 1 deri në 1.5 vjet duke kompletuar 60 – 90 kredi). Një student në shkollat politeknike ka të drejtë të fillojstudimet në nivelin Master pasi ta ketë përfunduar nivelin Bachelor dhe të ketë së paku 3 vjet përvojë pune.

Të gjitha 16 universitetet që veprojn nën Ministrinë e Arsimit japin nivelet Bachelor, Master, dhe diplomadoktorature në sistemin (3 + 2 + 4 vjet). Tek universitetet për të kaluar në nivelin Master nuk kërkohet që të kesh 3vjet përvojë pune. Të gjitha studimet janë të kualifikuara me kredi (ECTS, European Credit Transfer System). Për një vit me kohë të plotë studimi përfiton 60 kredi. Institucionet e arsimit të lartë finlandez japin mbi 340 programe në shkallë universitare të nivelit Bachelor, Masterdhe Doktoraturë. Të gjitha këto programe udhëhiqen zyrtarisht nga një gradë (shkallë) e arsimit të lartë finalndez. Diplomat e edukimit në anglisht janë në dispozicion në fusha të ndryshme të studimeve. Universitetet finlandeze zgjedhin studentët e tyre kombëtare dhe ndërkombëtar në mënyrë të pavarur. Provimetpranuese janë një pjesë e rëndësishme e procesit të pranimit. Në sektorin politeknik, studentët finlandez aplikojnëpërmes një sistemi kombëtar të aplikimit.Institucionet e arsimit të lartë finlandez lëshojë një shtojcë të Diplomës, një dokument i hartuar bashkërisht nga BE-ja, Këshilli i Europës dhe UNESCO-s për të dhënë informacione në lidhje me studimet e përfunduara ngastudenti, statusin e shkallës dhe kualifikimin e dhënë ju nevojiten për studime të mëtejshme dhe për punë.

Procedura e pranimit

Pranimi në arsimin e lartë finlandez organizohet nga vetë institucionet arsimore. Kjo do të thotë se, çdo universitet dhe shkollë politeknike në Finlandë zgjedh studentët e vet në mënyrë të pavarur.Me pak fjalë, procedura e pranimit nga fillimi në fund përbëhet nga:

  • Zgjedhjen e programit (ve) që ju dëshironi të aplikoni
  • Paraqitja e kërkesës tuaj, me certifikatat dhe dokumentet e kërkuara, para afatit të aplikimit
  • Duhet hyrë ne provimin pranues, në qoftë se kërkohet.•Pas kësaj, institucionet e arsimit të lartë bëjë përzgjedhjen përfundimtare të studentëve nga radhët ekandidatëve që plotësojnë kushtet
  • Studentët e pranuar pastaj mund të fillojnë organizimin e mbërritjes së tyre në Finlandë.Në të njëtën kohë ju mund të aplikoni në 3 vende të ndryshme.
    Sistemi i pranimit 

Ku të paraqitet kërkesa juajShumica e institucioneve të arsimit të lartë finlandez përdorin sistemin elektronik online të pranimit për të dynivelet Bachelor dhe Master. Ju gjithashtu do të duhet të dërgoni kopjet e certifikatave tuaj të edukimit të mëparshëm dhe dokumentet tjera të kërkuara. Përveç kësaj, në varësi të programit, aplikantët mund të kenë nevojë tinënshtrohen provimit pranues. Procedura e aplikimit tek shkollat politeknike dhe universitetet ndryshon prandaj në vijim do i sqarojm veq e veq. Aplikimi në shkollat politeknike apo universitetet e shkencave të aplikuara

Bachelor:
Për të gjitha programet e nivelit Bachelor duhet përdorur sistemin e përbashkët të aplikimit në www.admissions.

Master:

Aplikacionet bëhen direkt tek shkolla politeknike apo universitetet e shkencave të aplikuara por keni kujdes se parase të aplikoni duhet plotësuar kushtin që se paku të keni të kryer nivelin Bachelor dhe tre vjet përvojë pune. Aplikimi në universitetet publike Bachelor:

Aplikacionet për programet e nivelit Bachelor bëhen direkt tek institucionet universitare dhe zakonisht universitetetkanë vetëm një afat të aplikimit. Master:Aplikacionet për programet e nivelit Master zakonisht bëhen një herë në vit dhe disa nga universitetet e përdorin sistemin e përbashkët www.universityadmissions.fiDoktoraturë dhe hulumtime:Aplikacionet për programet e nivelit të doktorraturës dhe hulumtimeve bëhet një her në vit tek universiteti përkatës.Aplikacionet tek disa universitete kanë kohën e caktuar kur bëhen ndërsa tek disa mund ti bënë në mënyrë tëvazhdueshme. Gjithçka rreth studimeve për doktoraturë dhe hulumtime duhet kontaktuar universitetin përkatës përinformacione më të sakta.

Koha e aplikimit

Viti akademik në Finlandë ndahet në dy afate apo semestra:

  • Semestri vjeshtor (nga gushti deri dhjetor)
  • Semestri pranveror (Janari deri në fund të Majit)

Shumica e programeve studimore fillojn në fillim të vitit akademik kështu që ju do aplikoni për semestrin vjeshtorndërsa në disa raste të veqanta është e mundur të aplikohet për studimet që fillojn në semestrin pranveror. Aplikimi në shkollat politeknike apo universitetet e shkencave të aplikuaraPranimi i aplikacioneve për semestrin vjeshtor 2012 për nivelin Bachelor bëhet prej 9 Janar – 14 Shkurt 2012ndersa pranimi i aplikacioneve për semesitrin pranveror 2012 bëhet gjatë muajve gusht-shtator por të gjitha shkollatpoliteknike nuk kanë afat për semestrin pranveror prandaj të gjitha informacionet tjera më detajisht mund ti gjeni tek adresa: www.admissions.fi