Zjarr me përmasa të mëdha në Ulëz, banorët apel për ndihmë: Flakët po na vijnë afër shtëpive

569
Një zjarr i përmasave të mëdha rrezikon disa familje në fshatin Trodhen në Bushkash. Banorë të zonës kanë ngritur shqetësimin e tyre për situatën e krijuar, pasi flakët po u afrohen shtëpive të tyre. Një nga banorët thotë se nga zjarri rrezikohen jo vetëm banorët, por edhe disa stane në zonë, dhe bagëtitë e tyre.
Banori i fshatit Trodhen thotë se vatra e zjarrit është krijuar prej dy ditësh, por nuk është mundur të neutralizohet.
Ai shton se i janë drejtuar për ndihmë institucioneve vendore, por edhe pse një helikopter ka shkuar ditën e djeshme, nuk është kthyer më, me pretendimin se ka pësuar defekt.
Banorët e zonës bëjnë apel për ndihmë, pasi thonë se ndihen tejet të rrezikuar, pasi flakët po u mbërrijnë afër shtëpive.
Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë, ndaj banorët bëjnë apel që të dërgohen helikopterë për të shuar zjarrin.
Sigal