Xhamia e Namazgjasë, Administrativja rrëzon kërkesën e shoqërisë civile

258
Gjykata Administrative ka rrëzuar sot padinë e Institutit të Çështjeve Kombëtare dhe Shoqatës për Zhvillimin e Qëndrueshëm Eracional, të cilët kundërshtonin projektin për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë përpara ndërtesës së Parlamentit, në Tiranë. Kërkesa e paditësve ishte kundër vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa palë e tretë ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Paditësit pretendonin se leja ishte dhënë në kundërshtim me ligjet në fuqi, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve për ndërtimin e xhamisë me pretendimin se shkatërrohen pemët dhe mjedisi. Por, gjyqtari Emiljano Ruli nuk ishte i këtij mendimi. Tashmë, pala që ka humbur gjyqin mund të bëjë padi në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 15 ditëve pas shpalljes së vendimit.