Vrasja e Kryekomisarit, të premten vendimi, Frroku: Jam i pafajshëm

549
Gjykata do të japë ditën e premte në orën 14:00 vendimin për Arben Frrokut, i akuzuar per vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.
Sigal

Në seancën e sotme gjyqësore u lexua mbrojtja, përmes së cilës avokatët e Frrokut kërkuan shpalljen e tij të pafajshëm. Frroku vetën në gjyq mësohet se ka kërkuar të bëhet drejtësi: “Jam i pafajshëm!”.

Një seancë më parë, prokuroria gjatë leximit të pretencës, pasi e ka cilësuar fajtor për veprën penale të vrasjes së Lamajt, prokurori ka kërkuar denimin e Frrokut me burg përjetë. Leximi i pretencës zgjati dy ore dhe ne të u lexuan gjithë dëshmitë, përfshirë edhe atë të dëshmitarit të mbrojtur, që sipas akuzës e rëndojne pozitën e Frrokut si autor i ngjarjes.

Në mbyllje të asaj seance avoktatët mbrojtës të Frrokut nuk janë shprehur të habitur, duke thënë se e prisnin këtë konkluzion nga ana e prokurorisë, duke e akuzuar atë se nuk solli asnjë provë për të faktuar fajësinë apo përfshirjen e klientit të tyre në vrasjen e Lamajt.

“E prisnim. Konkluzionet ishin pjellë e fantazisë së prokurorisë, por nuk kishte asnjë referencë në provat e sjella. Gjykimi solli më shumë prova se vetë hetimi, nuk arritën të provojnë asnjë episod apo të dhënë që Frroku është autor. Është bërë zakon tashmë që në mungesë të provave prokuroria kërkon dënime të ashpra për të krijuar idenë në opinion që cështja është e provuar. Rasti i vrasjes së komisarit është shumë i rëndë, por Frroku s’ka lidhje me ngjarjen, prokuroria akuzon Frrokun për vrasje në bashkëpunim, por pa zbuluar bashkëpunëtorët”- tha mbrojtja.

Sipas mbrojtjes, dëshmitari i vetëm i komentuar në media është ai i mbrojtur me identitet të rremë, por që u dekonspirua.

“Ai ishte i paguar për këtë punë, që shkëputi marrëdhëniet me shërbimin e mbrojtjes, iu vu eksploziv në makinë dhe u fut në mbrojtje, janë vepra penale që i kryen shteti dhe gjykata në dijeni të identitetit bën sikur nuk e di dhe nga mosprania e identitetit të saktë u rrëzuan shumë nga provat tona”- tha avokati.

Lamaj u ekzekutua me 24 shkurt në 2013. I pandehuri nuk e ka pranuar akuzën dhe ka thene se atë dite nuk ishte në Tirane, por në Kapshticë, pasi ishte rrugës për në Greqi.

Për të rrëzuar këtë alibi, gjykata bëri edhe eksperimentin për të vërtetuar se sa orë duhet për të mbërritur në pikën e kalimit kufitar nga shtëpia e Dritan Lamajt.

Per kete vetem pak seanca me pare Gjykata për Krimet e Rënda pranoi si provë eksperimentin hetimor të 25 shkurtit, i kryer në funksion të procesit gjyqësor ndaj biznesmenit Arben Frroku.

Pjesë e debatit në sallën e gjyqit u bë edhe vetë i pandehuri, i cili kërkoi me ngulm që Gjykata të verifikojë qelizën e tij të telefonit, për të provuar që në momentin e ngjarjes ai ndodhej në Elbasan. “Nëse provohet që s’kam qenë në Tiranë, po në prefekturën e Tiranës, unë e marr përsipër vrasjen”, tha atë seance Frroku.

rroku akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim dhe mbajtje të armëve luftarake.