Vrasja e Devi Kasmit, shtyhet gjyqi për ish komandon grek

125

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për vrasjen e Devi Kasmit, shqiptari i cili u ekzekutua muaj më parë nga një shtetasi grek Eftimius Eftimiu, i akuzuari kryesor. Seanca në gjykatën e Krimeve të Rënda u shty për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes.

Shtetasi grek dyshohet si ekzekutori i Devi Kasmit, ndërsa si porositës dyshohet të jetë Aurel Hoxhallari. Identifikimi i greku u bë përmes kamerave të sigurisë por pavarësisht fakteve të paraqitura nga organi i akuzës shtetasi grek ka mohuar përfshirjen në vrasjen e Kasmit. Motivi i vrasjes mbetet ende një mister i pazbardhur për hetuesit, por dyshimet e deritanishme flasin për përplasje mes grupeve kriminale.