Vranësira dhe reshje shiu, moti për çdo qytet

118

Moti sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se mot i vranët do të jetë në të gjithë territorin. Në Veriperëndim dhe Jugperëndim do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Në pjesën tjetër të vendit reshje shiu të izoluara në formë pikash apo vese shiu.

Era do të fryjë me shpejtësi 5-30m në zonën e jugut/s. Erë intensive me rrahje dhe tufan përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit. Valëzimi në dete i forcës 6-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  Temperaturat në °C

Shkodër    11/17 Re shi

Kukës    8/16 Re

Lezhë    12/22 Re

Dibër    6/13 Re

Durrës    12/24 Re

Tiranë    12/24 Re

Elbasan    11/25 Re

Berat    8/25 Re

Vlorë    12/24 Re shi

Korçë    6/16 Re

Gjirokastër    9/20 Re

Sarandë    14/22 Re.