Vlera për rinovimin e patentës kushton 100 mijë lekë, sa 5 përkrahje sociale apo sa dyfishi i asistencës

1177
Për të rinovuar një patentë çdo qytetari i grabiten 75 mijë lekë. Marrja e formularit me 2 fletë A4 që kushton 100 lekë të vjetra, jepet nga poliklinika e lagjes dhe plotësohet nga mjeku familjes 10 mijë lekë, 2 fotografi 1000 lekë, 1 vizitë tek ORL pranë poliklinikës së specialiteteve 15 mijë lekë, 1 vizitë tek okulisti 15 mijë lekë , kartoni i patentës 35 mijë lekë, po të llogaritim edhe shpenzimet e rrugës deri në periferi në total shkon rreth 100 mijë lekë. Po të llogaritim edhe vlerën mesatare që paguajmë çdo muaj për sigurimet shëndetësore të pa marra nga shteti, vlera shkon shumë herë më e madhe. Një kartë identiteti e ka koston 10 mijë lekë, ndërsa leja e drejtimit apo sikurse quhet në gjuhën e përditshme, patenta kushton 35 mijë lekë. Një babëzi dhe makutëri e paparë, një maskaradë dhe një turp i vërtetë për ata që pretendojnë mjekësi falas apo qeveri të shërbesave.