Vjedhja e energjisë, policia: 7 në pranga, në kërkim 10 të tjerë

483
Ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE -së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Edhe kësaj jave në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 55 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.
Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 3.687 raste .
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 23 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Janë shpallur në kërkim 10 persona, ndiqen në gjendje të lirë 6 persona.
Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 1.459 lidhje të abonentëve debitorë dhe 23 lidhje të paligjshme.
Gjithashtu janë kontrolluar 56 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Sigal