Viti i ri shkollor, policia: Nesër lini makinat në shtëpi

711
Sigal

Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti i ka bërë thirrje të gjithë shoferëve dhe prindërve që të shmangin përdorimin e makinave personale gjatë ditës së nesërme me nisjen e vitit të ri shkollor dhe të përdorin transportin publik.

Përmes një deklarate, Erion Ahmeti tha se janë marrë masat që të mos ketë bllokim të qarkullimit të mjeteve në Tiranë.

“I bëj apel prindërve dhe shoferëve që nesër të shmangin sa më shumë makinat personale dhe të përdorin transportin publik. Janë marrë masat që të mos ketë bllokim të trafikut me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor”- tha Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës.