Videoskandali në QSUT, pranga dhe dy të rinjve të tjerë protagonist

521
Sigal

TIRANE – Pas 24 orësh të arrestimit të Evarist Pashës, një nga protagonistët e videoskandalit në QSUT të ngacmimit seksual me minorenen pa ndjenja, policia e Tiranës ka prangosur ditën e sotme edhe dy të rinjtë e tjerë të përfshirë në këtë skandal.

Të arrestuarit janë Albi Bocaj dhe Patrik Kaço, që të dy 18 vjeçarë. Ata janë arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga ana e policisë së Tiranës.

Tashmë për videoskandalin që tronditi opinionin publik, numri i të arrestuarve shkon në tre persona, të cilët akuzohen për veprën penale të “Ngacmimit seksual të kryer në bashkëpunim”.

Ata dyshohet se janë protagonistët e ngacmimit seksual të vajzës 17 vjeçare, e cila siç duke nga video qëndron pa ndjenja në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ditën e djeshme, policia prangosi 24 vjeçarin Evarist Pasha nga Tepelena, ish-student Infermierie, dhe me precendetë të mëparshëm penalë, i arrestuar më 2009 për trafik të 100 kg kanabis sativa me destinacion nga Lazarati për në Greqi.

Pas marrjes në pyetje nga ana e grupit hetimor, behet e ditur se i riu ka treguar edhe dy të rinjtë e tjerë, ku pas identifikimit policia nisi punën për arrestimin e tyre, që u finaliza mbrëmjen e djeshme.

Sakaq ditën e djeshme, vajza 17 vjeçarja e abuzuar ka rrëfyer në polici duke treguar se nuk mban mend asgjë nga ajo natë, pasi në spital ishte dërguar në gjendje të dehur. Minorenja ka pranuar se ka qenë në lokal me djemtë, ndërsa ka kërkuar dënimin e tyre për këtë akt të rëndë.