VIDEO/ Publikohet momenti para ekzekutimit të rojes në Tepelenë

790
Sigal

Publikohen pamjet e vrasjes në Tepelenë të 47-vjeçarit Artur Bresha, një javë më parë, që punonte roje në një pikë inertesh në By pass-in e Tepelenës.

Në këtë video ekskluzive të Fax News,  shihet autori i maskuar me kallashnikov në dorë i cili afrohet qetësisht dhe gjakftohtë në kërkim të viktimës së tij.

Mësohet se pasi vrasësi ka ekzekutuar Artur Breshën ka marrë mjetin e viktimës dhe është nisur drejt banesës të të vëllit, Artan Bresha duke e qëlluar me disa plumba, pranë banesës së tij, por pa i marrë dot jetën.

Ende nuk është e qartë se sa persona morën pjesë në këtë ekzekutim dhe motivet, por nga video ekskluzive e Fax News shihet vetëm një person i armatosur dhe i maskuar.