Veteranët: Vetëm pasardhësit tanë do të mbrojnë vlerat dhe simbolet e luftës

99

BERAT/ Flet për “Telegraf”, Kryetari i Organizatës së Veteranëve, Oran Frashëri dhe zv/kryetari, Anastas Arbëri

Në një bisedë të bërë me Kryetarin e Organizatës së Veteranëve, Oran Frashëri dhe zv/kryetarin Anastas Arbëri, të cilët tregoni një interesim të madhe për mbarëvajtjen e organizatës së veteranëve, ata u shprehën për “Telegraf” se, deri në fund të jetës së tyre do të mbrojnë vlerat dhe simbolet e luftës. Kështu fillojnë e flasin për një ish-partizane dhe veteranen e kësaj organizate, Polikseni Toçi, e cila kishte qenë një ndër aktivistet e shquara të kësaj organizate, por gjithashtu, kishte qenë dhe një ish-partizane e flaktë në luftë. Ata flisnin me respekt edhe për punën që ajo kishte kryer si mësuese, prandaj meqenëse, ajo ishte shumë sëmurë do t’i shkonin për vizitë shoqes së tyre, siç e quajnë akoma. “Ajo është në gjendje të rëndë për jetën. Do shkojmë që ta shikojmë për herë të fundit. Të gjithë ne, veteranët e shikojmë njëri-tjetrin në dritë të syrit dhe interesohemi shumë për shëndetin e gjithsecilit”,- tha Frashëri, duke vazhduar më tej se së bashku do të mbrojnë vlerat e Luftës Nacionale Çlirimtare, por njëkohësisht, edhe për mbrojtjen e simboleve. “Kjo kryesi është e vetmja në shkallë vendi që punon me ritme të larta dhe njëkohësisht mbron të drejtat e veteranëve, të cilët kanë luftuar për një vend më të bekuar dhe të lirë. Ne jemi të bashkuar si kurrë ndonjëherë dhe jemi krenarë për këtë që sot në kryejmë. Organizata jonë është e mirë organizuar dhe si e tillë ajo do të mbetet pas edhe pse në të ardhmen ne nuk do të jetojmë, sepse dihet që mosha bënë të vetën. Por ne kemi bërë një punë të madhe me pasardhësit tanë, të cilat kanë idealë të larta për të vazhduar më tej me organizatën e veteranëve dhe vlerat e saj. Do të jenë ata që do mbrojnë vlerat dhe simbolet e luftës. Ne sot kemi 83 organizata në bazë, të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre”, tha Anastas Arbëri. Ndërsa kreu i kësaj organizate, Oran Frashëri shprehet se, ata janë në prag të Konferencës së 17-të, ku do të kryhen punimet dhe do të bëhen zgjedhjet. Kryesia e Komitetit të Veteranëve është duke u përgatitur për Konferencën e 17-të, e cila nga ana e tyre konsiderohet si një eveniment i rëndësishëm që kjo organizatë bënë bilancin nga Konferenca e 16-të në atë të 17-të.