Vendimi për dëmtimet në Zharrëz vjen “erë” interesash të “Bankers-Soros”, lojë për të mashtruar banorët

28
Vjollca KUTA
“Rilindja” ka nxjerrë një VKM të paligjshme e zvarritëse, vetëm procedura e vlerësimit të dëmeve shkon 29 muaj
Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga 5 ditë që e detyron vendimi, grupet e punës nuk janë ngritur e nuk kanë shkuar ende në Zharrëz, kanë mbetur edhe 20 ditë nga afati përfundimtar për vlerësimet përfundimtare të dëmeve të rënda, por duhen 6 muaj që ta miratoj Ministria e Brendshme, 4 muaj që ta konfirmoj kryeministri dhe 8 muaj që ta miratoj parlamenti, pastaj… nis zvarritja për dëmshpërblimin nga pushteti lokal
Banorët e Zharrëzës, duket se nuk kanë rënë në qetësi edhe pse 8 ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka firmosur një vendim “special”, sipas të cilit do të dëmshpërblehen të gjithë banesat e dëmtuara nga lëkundjet e shpërthimeve brenda puseve të naftës, të kryera në mënyrë antiligjore e kriminale prej kompanisë koncesionare “Bankers”, futur në ortakëri aksionare edhe me fondacionin “Soros”, i cili ka blerë 20% të këtij koncesioni. banorët, pasi janë njohur me vendimin e ripërsëritur disa herë e të pa realizuar asnjëherë në 3 vitet e fundit, kanë nisur konsultimin me ekspertë privatë, për të zbërthyer këtë vendim. Sipas konkluzionit të ekspertit të angazhuar prej banorëve, rezulton se vendimi është pa asnjë bazë ligjore dhe nuk mund të zbatohet. përveç mungesës së bazës ligjore që provohet me faktin se fondet për këtë dëmshpërblim nuk janë të planifikuara në buxhetin e vitit 2017, në vendim nuk ka asnjë përcaktim për fonde në familjet e dëmtuara në banesa. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga 5 ditë që e detyron vendimi, grupet e punës nuk janë ngritur e nuk kanë shkuar ende në Zharrëz, kanë mbetur edhe 20 ditë nga afati përfundimtar për vlerësimet përfundimtare të dëmeve të rënda, por duhen 6 muaj që ta miratojë Ministria e Brendshme, 4 muaj që ta konfirmojë kryeministri dhe 8 muaj që ta miratojë parlamenti, pra vetëm procedura e vlerësimit shkon 29 muaj, ose kur banesat të jenë rrëzuar! Pastaj, nis zvarritja për dëmshpërblimin nga pushteti lokal, me “ping-pong” që dihet se sa vite zgjat e nuk jepet, si në të gjithë rastet e dëmshpërblimeve. Logjika thotë, se edhe ky vendim i marrë prej presionit të protestës së banorëve me marshim përballë zyrave të ‘rilindjes”, nuk është zgjidhje por pazar me skenar që vjen “erë” interesash, të koncesionarëve “Bankers-Soros”!
Ballafaqimi ligjor
Ja çfarë përcakton VKM Nr. 329, datë 16.5.2012
Vlerësimi financiar i dëmeve për strukturat e banimit, objektet e biznesit, strukturat me karakter bujqësor e blegtoral etj. bëhet:
– në rastet e shkatërrimit në total të tyre, sipas kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin përkatës. 
– në rastet e tjera, me çmimet në fuqi, sipas zërave të punimeve të ndërtimit, miratuar nga Këshilli i Ministrave për Entin Kombëtar të Banesave për qytetin përkatës, të cilat i dërgohen me shkresë zyrtare këshillit të qarkut.
– Familjet që kanë pësuar dëme, shkaktuar nga fatkeqësi të ndryshme natyrore ose fatkeqësi të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore, paraqesin kërkesën e tyre për ndihmë financiare pranë organit të qeverisjes vendore përkatëse. 
– Drejtuesi i organit të qeverisjes vendore verifikon vërtetësinë e fakteve të paraqitura në kërkesë, nëpërmjet komisionit të ngritur me urdhër të tij, i cili mban dhe procesverbalin e konstatimit të gjendjes për dëmet e shkaktuara. 
– Afati kohor nga ngritja e komisionit deri në përfundimin e hartimit të procesverbalit është 5 (pesë) ditë. 
– Ministria e Brendshme paraqet projektvendimin për miratim në Këshillin e Ministrave, me vlerën e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësia në objektet pronë private, së bashku me listën emërore të përfituesve, si dhe vlerën e dëmeve të shkaktuara në objektet sociale e publike.
Ja çfarë përcakton VKM Nr.155, datë 1 mars 2017 
Vlerësimi i dëmeve kryhet, si më poshtë vijon:
a) Për banesat e shkatërruara plotësisht, sipas kostos mesatare të ndërtimit të banesave në Qarkun Fier, miratuar me Udhëzimin Nr. 4, datë 30.9.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin 2015”.
b) Për kategoritë e tjera të dëmeve në banesa, llogaritja do të bëhet sipas zërave të punimeve të ndërtimit, miratuar për Qarkun Fier, për vitin 2016, të Entit Kombëtar të Banesave.
4. Brenda 30 ditëve, nga ngritja e tyre, grupet e punës të përgatisin listën përfundimtare emërore të kryefamiljarëve me banesa të shkatërruara plotësisht apo me dëmtime të rënda, shoqëruar me vlerën e dëmit përkatës. Masa e ndihmës financiare do të jetë 100 për qind e vlerës së dëmit të shkaktuar, e cila paguhet menjëherë, bazuar në listat përfundimtare dhe vlerësimin e paraqitur prej tyre.
5. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i shtetit, sipas përcaktimeve të VKM Nr. 329, datë 16.5.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” dhe i angazhimit të kompanisë Bankers Petroleum Albanian (BPAL), sipas marrëveshjes hidrokarbure me ministrinë e linjës.
6. Për kategoritë e tjera të dëmtimeve në banesa, afati i vlerësimit nga GNP-të është 4 muaj, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.