UNESCO: “ Qeveria shqiptare akoma nuk na ka dhënën shpjegime për prishjen e Trashëgimisë Kulturore”

544
Sigal

Shkresa e UNESCO-s për mungesën e informacionit nga Qeveria Shqiptare për dëmtimet e Trashëgimisë Kulturore

Para disa ditësh,  Auron Tare, eksperti i Trashëgimisë Kulturore të PS-së, denoncoi publikisht disa ndërtime pa leje  te Kodra House Hotel, që bëhen në  Gjirokastër dhe pikërisht zonën e cila është cilësuar si  Trashëgimi Kulturore. Madje, Auron Tare publikoi edhe vendimin  numër 25 të Ministrisë së Kulturës dhe të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve  datë  26.10.2012, e cila është firmosur nga ministri i Kulturës Aldo Bumçi, si edhe nga shumë të tjerë, mes të cilëve edhe Arbër Kadia dhe Roland Olli, vendimi i cili miraton restaurimin e pjesshëm dhe ndërtimet pa leje në zonën e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.

Ndërsa ministria e Kulturës dhe qeveria, por edhe organet e tjera përkatëse nuk reaguan aspak, duke e shpërfillë  këtë shkelje, është UNESCO, që në kongresin e saj të radhës, para pak ditësh e ka ngritur zërin e kritikës ndaj vetë ministrisë së Kulturës dhe qeverisë shqiptare, përse nuk ka dërguar UNESCO-s ndonjë informacion dhe të japë shpjegime, për këto leje të dhëna  dhe sa ndikojnë këto ndërtime në pajtim me udhëzimet e ICOMOS.

Edhe një herë tjetër, Shqipëria bëhet objekt i akuzave dhe i vlerësimeve negative të UNESCO-s lidhur me pakujdesinë, shpërfilljen qeveritare  ndaj dëmtimeve  të  vlerave të  Trashëgimisë tonë Kulturore.

  UNESCO: “Keqardhje për mungesën e informacionit për projektet e restaurimeve  në Gjirokastër”

“Ndjejmë keqardhje që asnjë informacion në lidhje me projektin e ri Kodra House Hotel nuk është paraqitur për misionin, shënohet në dokumentacionin e paraqitur kohët e fundit nga Ministria e Kulturës dhe qeveria  shqiptare, dhe i kërkon për më tepër Ministrisë së Kulturës të paraqesë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, një vlerësim të ndikimit të trashëgimisë, në pajtim me Udhëzimet ICOMOS Vlerësimeve të Impaktit mbi Trashëgiminë Botërore për pronat e trashëgiminë kulturore, për të ndalur ndonjë punim për projektin derisa ajo të vlerësohej nga organet këshilluese”.

 Regrets that no information about the new Kodra House Hotel project ëas submitted to the mission, takes note of the recently submitted documentation by the State Party, and requests furthermore the State Party to submit to the World Heritage Centre a heritage impact assessment, in conformity with the ICOMOS Guidelines on Heritage Impact Assessments for World Heritage cultural properties, to halt any works on the project until it has been evaluated by the Advisory Bodies”