UKT: Kufizime të ujit në disa zona, pas ndërprerjes së energjisë në Qaf-Mollë

191
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë ka njoftuar këtë të premte se do të ketë kufizime të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës. Sipas UKT-së për shkak të një remonti të detyruar nga ana e OSHEE, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike i stacionit të pompimit në Qafe Mollë.
Remonti do të zgjasë 1 orë. Kufizime të ujit do të ketë në zonat: Komuna e Parisit, zona e Saukut, zona e Tiranës së Re, zona e ish Bllokut dhe Rruga e Kavajës.