Arrihet konsensusi, PS: S’ka shans për testin e drogës, Braho: Tani ndryshimet Kushtetuese

508
Maxhoranca dhe opozita arrijnë konsensusin. Paraditen e sotme komisioni i Posaçëm Parlamentar miratoi në parim ligjin për dekirminalizimin ndërsa neni për testin e drogës është rrëzuar. Do të jetë Kuvendi i cili do të vendosë për këtë nen. Në këtë pikë pritet të jetë sërish debati. PD thotë se nuk do ndryshojë qëndrim ndërsa PS thotë se nuk ka shans miratimi i tij.
Ai u shpreh i gëzuar për përmbylljen e një procesi të keqpërdorur. Ndërsa Spartak Braho i LSI-së uroi që PD të afrojë këtë konsensus për ndryshimet kushtetuese. Kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi tha se ligji tani është i hapur për debat.
Oerd Bylykbashi : “Do punojmë për paketën e ndryshimeve kushtetuese. I qëndrojmë pozicionit tonë ne lidhje me testin e drogës
Taulant Balla:“Jam i gëzuar që sot mundëm ti japim fund një procesi të keqpërdorur. Nuk ka dhe nuk kishte asnjë shans të miratonim nenin qesharak të testit të drogës. Asnjë vend në botë nuk ka një nen të ngjashëm. Kush e ka propozuar për të damkosur Shqipërinë në sytë e të gjithë botës, ta miratojnë në statutin e partisë së tyre. Ata që e propozuan le ta bëjnë dhe testin e drogës, alkoolit, diabetit sepse ne nuk duam kurrsesi që kur miratojmë ligjet në kuvend ti bëjmë qesharake”
Spartak Braho: Konsensusi u arrit. Shpresojmë që ky konsensus të afrohet nga PD për ndryshimet kushtetuese
Pas shumë muajsh diskutime demokratët dhe socialistët mbyllën mbrëmë negociatat për dekriminalizimin ndërsa sot paradite u mblodh Komisioni i Posacëm Parlamentar për të disktuar draftin e përbashkët.
Sipas Oerd Bykylbashit,ligji do të largojë nga politika dhe institucionet shtetërore personat me rekorde kriminale
“Personat me krime të rënda largohen përjetë. Për personat me krime me të lehta penalizmi do jetë më i ulët” u shpreh ai.
Ligji pritet të miratohet përfundimisht të enjten e ardhshme në parlament.
Sigal