Trualli i kishës, Gjykata e Apelit vendos t’ua kthejë pronarëve, shqetësohet Vatikani

531
Konfliktet për pronën ka përplasur në dyert e Gjykatës së Tiranës, Seline e Shenjte te Vatikanit dhe nje familje shqiptare pronare e truallit prej 6 hektarësh, e cila është dhënë në përdorim për më shumë se 45 vjet, në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Konflikti ligjore mes Ambasades së Selisë së Shenjtë në Shqipëri dhe pronaret e familjes Petrela lindi pas vendimit të gjykatës së Apelit i cili: shfuqizon vendimin e datës 29.06.2009 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.
Gjithashtu gjykata vlerëson se vendimi nuk është i ligjshem edhe regjistrimi hipotekor i bërë bazuar në këtë vendim është një regjistrim i paligjshem për të cilin detyrohet ZVRPP Tiranë për fshirjen e tij.
Pas ketij apelit, pala paditese, ju drejtua Gjyaktës se lartë me argumentin që: Ky truall prej 6 ha, që i është dhënë Nunciaturës Apostolike (Ambasadës së Vatikanit) që prej vitit 1992 është i ligjshem.
Destinacioni i këtij trualli sikundër përcaktohet në këtë vendim është “ndërtimi i një qëndre të formimit kulturor e profesional për nevojat e arsimimit dhe edukimit të të rinjve shqipëtarë”.
Anëtaret e familjes Petrela dhe trashigimtarët e kësaj familje me nje vendim të agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave dhe nje vendim të datës 16 shkurt të këtij viti të Gjykatës së Apelit, kanë mundur të fitojnë të drejtën për të regjistruar në hipotekë një sipërfaqe prej 14 mije e 78 metra katrore truall. Truall ky i cili ndodhet në vijën rrethuese të shoqatës “Qendrs Don Bosko” e cila ushtron aktivitet që prej viti 97 në Shqiperi.
Në gjyk atën e Tiranës pritet që të nisë një tjetër betejë ligjore mes selisë se shenjtë të Vatikanit dhe familjes pronare Petrela.
Dhënia me koncesion e një superfaqe te madhe trualli nga shteti shqiptare selisë së shenjte, e ka shpallur atë detyrimisht pronare te tokes, ku familja Petrala ka nisur të ndërtojë një pallat.
Seancen e ardhshme në sallë është kërkuar të paraqiten edhe perfaqesues të Vatikanit.
Sigal