Tre persona në Bulqizë qëllojnë me armë dhe djegin eskavatorin

54
Tre persona në Bulqizë, qëllojnë me armë dhe i vënë zjarrin një mjeti pune. Nën këtë akuzë gjatë ditës së djeshme është bërë arrestimi i 39- vjeçarit Qemal Stafa, i 49- vjeçarit Lahim Deda dhe i 31- vjeçarit Agron Dalipi. Ata akuzohen se të martën, më 27 tetor, në Malin e Bardhë Bulqizë, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë djegur mjetin eskavator me vlerë rreth 80 mijë euro i cili përdorej nga firmat “Almexwood” shpk, “Korra” shpk “Lubima” shpk” për hapjen e një rruge pyjore. Nga ana e uniformave blu u sekuestrua mjeti dhe gëzhojat në cilësinë e provës materiale. Deda, Dalipi dhe Stafa akuzohen për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, ndërsa ndaj tyre vijojnë hetimet.