Tradhtoi bashkëshortin, por dënimi që mori me siguri do e bëjë të pendohet

491
Një iraniane e cila tradhtoi bashkëshortin është dënuar me 74 rrahje me kamzhik por nuk mbaron me kaq. Për 2 vitet e ardhshme ajo do të lajë trupat e vdekur në morg.
35-vjeçarja, e cila fillimisht i mohoi akuzat, pranoi fajësinë pasi hetuesit dhanë dëshmi të pakontestueshme për tradhëti bashkëshortore, sipas Iranian Students’ News Agency, ISNA. Vendimi është dhënë ditën e shtunë nga një gjykatë në kryeqyetin Teheran.
Pas rrëfimit i dashuri i saj është arrestuar dhe u dënua me 99 rrahje. Ai do të dërgohet në një zonë të largët të vendit.
Sigal